Google search engine
BallinaLajmeKosovëZhvillimet e fundit në veriun e Kosovës- Rrezikojnë të kthejnë Kosovën 20...

Zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës- Rrezikojnë të kthejnë Kosovën 20 vite mbrapa

Situata e zhvilluar kohëve të fundit në veriun e Kosovës dhe braktisja që i kanë bërë serbët institucioneve të vendit nuk po i pëlqen avokatit dhe njohësit të çështjeve kushtetuese në Kosovë Arbër Jasharit. 

Sipas, Arbër Jasharit, largimi i strukturave të sigurisë dhe drejtësisë në Veri,  nga institucionet shtetërore të Republikes së Kosovës, do të ketë pasoja jazhtëzakonisht të mëdha për funksionimin e rendit dhe ligjit. 

-Pasojat do te jenë të rënda për të gjitha komunitetet sidomos në gjykata dhe prokurori, ku punohet me staf të përzier, puna është e ndërvarur dhe lëndët trajtohen pa dallime etnike, ka deklaruar Jashari për Nobel Press. 

E nëse vazhdohet gjatë kështu, sipas avokatit të njohur, gjendja do bëhet edhe më e keqe, se sa ka qenë në kohën e strukturave paralele. Dhjetëra e qindra raste gjyqësore rrezikojnë te prolongohen, e shumë te tjera mbase kurrë nuk do të marrin epilog gjyqësor, shtoi ai. 

“Ekziston rreziku që serbët do të marrin pretekst, për organizime shtetërore, jashtë sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës, e kjo e kthen Kosovën 20 vite prapa”, ka bërë të ditur Jashari për Nobel Press. 

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat