Google search engine
BallinaLajmeBotëYves Rocher Nordic mbyll të gjitha përfaqësitë në Suedi

Yves Rocher Nordic mbyll të gjitha përfaqësitë në Suedi

Yves Rocher Nordic mbyll të gjitha përfaqësitë në Suedi

-Yves Rocher Nordic ka marrë vendim për t’i mbyllur 7 dyqanet e saj në Suedi si rezultat i rritjes së çmimeve, qiratë e dyqaneve dhe kostot e marketingut nuk mund të kompensohen plotësisht nga ana e të ardhurave”, ka njoftuar kompania bën të ditur Dagens Handel.

Yves Rocher i ka përfaqësitë e saj në Helsingborg, Malmö, Gothenburg, Linköping dhe Stokholm, ku përveç dyqaneve 25 punonjës pritet të mbesin pa punë, raporton NobelPress. 

“Ne shpresojmë që tani do të takojmë klientët tanë të dyqaneve në kanalet tona dixhitale dhe përmes porosisë me postë dhe do të bëjmë ç’është e mundur për t’i ndihmuar punonjësit tanë më tej në karrierën e tyre,” ka deklaruar udhëheqësi i Yves Rocher Peter De Wulf, raporton NobelPress. 

Yves Rocher deklaron se dyqanet përbëjnë 8 % të xhiros totale të kompanisë prej 300 milionë kruna në vendet nordike.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat