Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichic.
Në një postim në Twitter, ministrja Xhaçka shkruan se u diskutua për rritjen e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në mënyrë që rajoni të pozicionohet më afër BE-së, në kohë sfiduese, duke përfshirë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.