Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar nga Tufina, i cili ka kanosur me kallashnikov punëtorët e një firme ndërtimi.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi L. L., 48 vjeç, banues në Tufinë, gjatë një konflikti për motive pronësie, në ambientet e një kompleksi, kanosi me armë zjarri, punëtorët e një firme ndërtimi.
Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, efektivët kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri.
Nga blutë e Tiranës, është bërë gjithashtu edhe sekuestrimi i armës së zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme