Google search engine
BallinaShkencëTesla pezullon punën në fabrikën e Shanghai-t për dy ditë, shkak COVID-i

Tesla pezullon punën në fabrikën e Shanghai-t për dy ditë, shkak COVID-i

Kompania Tesla ka pezulluar prodhimin në fabrikën e Shanghai-t për dy ditë, pasi Kina ka forcuar kufizimet e COVID-it për të frenuar shpërthimin e virusit.

Kjo fabrikë e kompanisë punon gjatë gjithë kohës.

Furnitorëve dhe stafit të Tesla-s, lidhur me mbylljen, iu është komunikuar një njoftim në të cilin thuhej se prodhimi do të pezullohej për të mërkurën dhe të enjten.

Sakaq, nuk është dhënë ndonjë arsye për ndalimin e punës në fabrikën Gigafactory 3, e cila prodhon veturën Model 3 dhe atë Model Y.

Në të gjithë Kinën, shumë qytete kanë kryer testime masive dhe kanë rrethuar ndërtesat e apartamenteve dhe zyrave në një përpjekje për të frenuar shpërthimin më të madh të virusit në dy vjet.

Po ashtu masat kanë shkaktuar mbyllje të fabrikave në disa pjesë të vendit, duke ushtruar presion mbi zinxhirët e furnizimit.

Fabrika e Shanghai-t prodhon makina për tregun e Kinës dhe është gjithashtu një qendër e rëndësishme eksporti për tregje si Gjermania dhe Japonia.

Në muajin shkurt, ajo ka dorëzuar 56 mijë e 515 automjete, duke përfshirë 33 mijë e 315 për eksport.

Çka është mesatarisht rreth 2 mijë e 18 automjete në ditë.

Nga ana tjetër, nuk ka qenë e qartë nëse pezullimi do të zbatohej për operacionet e tjera të fabrikës gjatë dy ditëve.

Dhe nuk specifikonte nëse masat do të korrespondonin me një humbje të prodhimit, ose nëse Tesla mund të kompensojë çdo prodhim të humbur kur të rifillojë operimet.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat