Google search engine
BallinaShkencëTatuazhet elektronike do të zëvendësojnë telefonat inteligjentë, thotë Bill Gates

Tatuazhet elektronike do të zëvendësojnë telefonat inteligjentë, thotë Bill Gates

Bashkëthemeluesi i Microsoft ka parashikuar një lloj të ri teknologjie që ndër të tjera do të zëvendësonte telefonat inteligjentë: tatuazhet elektronike. Telefonat celularë kanë qenë me ne për kaq shumë vite, saqë është gjithnjë e më e vështirë të kujtosh se dikur dukeshin ndryshe.

Telefonat celularë janë tashmë qendra e pothuajse të gjithë tregut të teknologjisë, por nuk ka qenë gjithmonë kështu dhe duket se nuk do të jetë kështu. Prodhuesit tani po përpiqen të përqendrohen në forcimin e ekosistemeve, duke lëvizur drejt realitetit virtual ose duke i bërë produktet e tyre të funksionojnë edhe në ekranet e frigoriferëve.

Tatuazhet janë kthyer në një trend për shumë njerëz dhe hapi tjetër, në aspektin e evolucionit, u duk i qartë për zhvilluesit e teknologjisë: t’u jepnin vlerë tatuazheve përtej asaj sentimentale dhe estetike. Chaotic Moon duket se e ka gjetur atë dhe Bill Gates beson se ata kanë goditur gozhdën në kokë. 

Tatuazhet elektronike janë prodhim i kompanisë bioteknologjike Chaotic Moon, e me to mbledhin dhe analizojnë të dhënat që merren nga organizmi i njeriut, transmeton Telegrafi. 

Këto të dhëna do të mund të përdoren për qëllim të ndryshme, e në mesin e tyre medicinale dhe sportive. 

Me këtë do të mundësohet një parandalim dhe kontroll më i mirë i sëmundjeve – duke rritur kështu edhe më shumë përgatitjen fizike. 

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat