Google search engine
BallinaLajmeKosovëSi dhe çka raportonte prestigjiozja suedeze “Dagens Nyheter” për Shqipërinë dhe Kosovën...

Si dhe çka raportonte prestigjiozja suedeze “Dagens Nyheter” për Shqipërinë dhe Kosovën më 1912? Foto

Në arkiven e gazetes suedeze Dagens Nyheter gazetari Shuquri Sejdijaj gjatë kërkimeve të bëra ka hasur në një raport shumë të veçantë ku flitet për Shqipërinë dhe Kosovën gjatë periudhës së vitit 1912, konkretisht me 24 korrik 1912 në Konstantinopel, ditë e martë. 

Në këtë raport të titulluar “Qamil Pasha bisedon me të dërguarin nga Shqipëria” vihet në pah se kriza politike e asaj kohe ka përfunduar dhe detyrat të cilat e prisnin  kabinetin e ri ishin: 

  • Shuarja e trazirave në Shqipëri 
  • Kërkesë për mirëkuptim me ligën ushtarake të asaj kohe. 

Tutje në këtë raport të përditshmes sudeze thuhet se pritet një krizë e rëndë financiare në vend. 

E në veri të Shqipërisë pas luftimeve të rënda midis kryengritësve dhe trupave qeveritare, të cilëve më në fund i’u është dashur të tërhiqen drejt Gjakovës me 300 të vrarë dhe të plagosur, ndërsa Garnizoni në Gjakovë thuhet se ka pranuar kërkesat e kryengritësve, pas së cilës armiqësitë pushuan, njofton Nobel Press. 

Në këtë raport gjithashtu ceket se Kryetari i Komunës së Gjakovës është arratisur. Ndërsa për prijësin shqiptar Riza Bej thuhet se është zhvendosur në qytet. E disa oficerë turq raportohet se janë bashkuar me çetat shqiptare të cilat po vërshonin nga të gjitha anët në fushën e Kosovës, ku po mbahej një mbledhje madhështore, bën të ditur Nobel Press. 

Tutje në këtë raport ceket se i gjithë garnizoni i “Prisrendit”, me përjashtim të një batalioni, është rebeluar dhe mutesarifin është detyruar të dorëhiqet.

Shqiptarët pardje sekuestruan një transport municioni me 27 vagona, pasi eskorta prej 30 personash u çarmatos. Në Sardovçë (?) u zhvillua një betejë midis shqiptarëve dhe trupave qeveritare, e cila përfundoi pas gjashtë orësh me çarmatimin e 520 trupave qeveritare dhe 80 xhandarëve, potenncohet në raport, përcjell Nobelpresss.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat