Google search engine
BallinaLajmeShqipëriShpërndanin kokainë në zonën e Kamzës, Policia arreston 3 shtetasit

Shpërndanin kokainë në zonën e Kamzës, Policia arreston 3 shtetasit

Policia e Tiranës ka arrestuar tre shtetas me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Me anë të një njoftimi, Policia bën me dije se si pasojë e operacionit policor të koduar “Triple Play”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve janë arrestuar shtetasit L. B., 47 vjeç, R. B., 30 vjeç, të dy banues në Kamzë, dhe M. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Bathore.

Gjithashtu janë sekuestruar dy pako me kokainë, tre aparate celulare dhe një automjet.

Blutë e Tiranës mësuan se shtetasi L. B., së bashku me nipin e tij, shtetasin R. B., pasi siguronin lëndën narkotike kokainë të pastër në sasi të mëdha, në bashkëpunim dhe me shtetasin M. L., e përpunonin duke e përzier dhe e ndanin atë në doza, të cilat më pas i shisnin në zonën e Kamzës kundrejt vlerës 50 euro një dozë kokainë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit R. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy pako me sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë (me peshë 213 gramë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat