Google search engine
BallinaLajmeBotëSHBA-të nuk do ta mbyllin qiellin në Ukrainë

SHBA-të nuk do ta mbyllin qiellin në Ukrainë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin përsëriti sërish se Shtetet e Bashkuara nuk do të zbatojnë mbylljen e qiejve në Ukrainë, sepse “një zonë ndalim-fluturimi do të thotë se jeni në një konflikt me Rusinë”.

“Nga këndvështrimi i SHBA-ve, Presidenti Joe Biden, ka qenë i qartë se ne nuk do të kemi forca amerikane që luftonjnë në Ukrainë. Duke e thënë këtë, ne do të bëjmë gjithçka që kemi në fuqi për të mbështetur Ukrainën në përpjekjet e saj për të mbrojtur territorin e saj”, tha Austin në Bratislavë, Sllovaki, pas takimit me homologun e tij sllovak.

“Ne kemi deklaruar gjithashtu se zbatimi i një zone ndalim-fluturimi në fakt do të thotë se ju jeni në luftim, jeni në një luftë me Rusinë, dhe kjo është një nga gjërat që kemi thënë, që presidenti ynë tha se nuk do të hymë në një luftë me Rusinë”, shtoi ai.

Gjithastu ai theksoi se, “ajo që kjo do të thotë në të vërtetë është se për të kontrolluar qiejt, duhet të mbyllni mbrojtjen ajrore atje në tokë. Dhe disa nga ato sisteme të mbrojtjes ajrore janë në Rusi dhe kështu, përsëri, nuk ka asnjë mënyrë të lehtë apo të thjeshtë për ta bërë këtë”.

Austin vijoi se forcat ukrainase kanë përdorur me sukses sistemet e mbrojtjes ajrore për të penguar sulmet nga Rusia.

“Kështu që qëllimi ynë ka qenë të vazhdojmë të përforcojmë ato gjëra që kanë funksionuar për forcat ukrainase”, tha ai, duke shtuar se SHBA-të po bisedonin me aleatët për të ofruar mbështetje.

Kujtojmë që kjo është dita e 22-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, rreth 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 13 mijë.

Ndërsa rreth 2 mijë e 500 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat