Sekretari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu përmes një deklarate për mediat ka bërë me dije se kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për situatën ekonomike, por është refuzuar.
Sipas Agalliut ka rritje të theksuar të çmimeve që është shoqëruar me protesta.

“PD që në shtator të 2021 ka parashikuar situatën e rritjes së çmimeve që ju bashkangjit dhe lufta në Ukrainë. PD ka bërë disa propozime. Këto nuk u morën në konsideratë ato kohë. Gjithashtu po përballemi dhe me abuzueshmërinë”.
Për sekretarin qeveria po bën fasadë që nuk i ndihmon familjet dhe konsumatorët shqiptarë.
“Rama është i detyruar të vijë ose të delegojë dikë për tu dhënë përgjigje deputetëve”.