Google search engine
BallinaPolitikëRaketat ruse kanë goditur vendin anëtar të NATO-s, Poloninë-nga ky sulm i...

Raketat ruse kanë goditur vendin anëtar të NATO-s, Poloninë-nga ky sulm i raketave ruse kanë mbetur të vdekur dy persona. Rusia hedh poshtë raportet për një sulm të tillë

Një burimi i inteligjencës amerikane ka bërë të ditur se raketat ruse kanë goditur vendin anëtar të NATO-s, Poloninë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.  E nga ky sulm i raketave ruse kanë mbetur të vdekur dy persona. 

Shpërthimi thuhet se ka ndodhur në qytetin polak Przewodów, vetëm disa kilometra nga kufiri me Ukrainën. Dy persona mësohet se kanë vdekur gjatë shpërthimit.

Qeveria polake nuk ka dalë akoma me një konfirmit lidhur me sulmin mirëpo,  sipas agjencisë së lajmeve AP, kryeministri Mateusz Morawiecki ka thirrur menjëherë një takim urgjent.

“Kryeministri Morawiecki ka thirrur urgjentisht një mbledhje të Komitetit të Këshillit të Ministrave për Çështjet e Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes”, ka shkruar në Twitter zëdhënësi i kryeministrit, Piotr Muller,  SVT, përcjell NobelPress. 

Ministri letonez i Mbrojtjes Artis Pabriks shkruan në Twitter se Rusia qëndron pas granatimeve, ka .

“Ngushëllimet e mia për vëllezërit tanë polakë në armë. Regjimi kriminal rus lëshoi ​​raketa që jo vetëm synonin civilët ukrainas, por edhe zbarkuan në territorin e NATO-s në Poloni. Letonia qëndron plotësisht me miqtë polakë dhe dënon këtë krim”, shkruar Pabriks, raporton SVT. 

Agjensia e lajmeve Reuters bënë të ditur se Rusia hedh poshtë raportet për një sulm rus në Poloni.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat