Google search engine
BallinaLajmeKosovëPolicia ushtarake e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me stërvitje të përbashkëta/Foto

Policia ushtarake e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me stërvitje të përbashkëta/Foto

Policia ushtarake e FSK-së dhe ajo e Republikës se Shqipërisë stërviten së bashku

Policia ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) dhe ajo e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ( FARSH ) gjatë javës së kaluar kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët ushtarake në Republikën e Shqipërisë, njofton Nobel Press.

Gjatë realizimit të këtyre stërvitjeve Forcat ushtarake të Republikës së Kosovës dhe ato të Republikës së Shqipërisë janë fokusuar më shumë në aktivitet nga fusha e mbrojtjes së afërt, ngritja e pikave të kontrollit dhe përcjellja e konvojit me mjete të rrezikshme. Pjesë e këtij trajnimi ishin një tog i Policisë Ushtarake të FSK-së dhe një i FARSH-së, të cilët përfituan njohuri të reja nga përvojat dhe eksperiencat e shumta që treguan gjatë realizimit të stërvitjeve.

Stërvitja ushtarake u realizua në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë më qëllim të ngritjes së ndërveprueshmërisë në mes të dy ushtrive, ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

© NobelPress

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat