Google search engine
BallinaLajmeKosovë“Paragjykime nacionaliste, patriarkale, konservatore” – Ymeri reagon për mosmiratimin e projektligjit të...

“Paragjykime nacionaliste, patriarkale, konservatore” – Ymeri reagon për mosmiratimin e projektligjit të Kodit Civil

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një shkrimi në Facebook, komentoi seancën e djeshme parlamentare ku u diskutua edhe për rregullimin e martesave të çifteve të gjinisë së njëjtë, për çka konkludoi se në Kuvend u manifestuan paragjykimet nacionaliste, patriarkale dhe konservatore.

“Ky diskutim i djeshëm shpërfaqi dy të meta të mëdha politike, por edhe shoqërore, që mbretërojnë në Kosovë. Nga diskutime dhe vota e deputetëve lehtësisht mund ta kuptojmë sesa të diskriminuar dhe të rrezikuar janë komuniteti LGBTQI+ në shoqërinë tonë”, shhkroi Ymeri.

Por, Ymeri konsideron se diskriminimi nga diskursi dhe mendësia e shpërfaqur në Kuvend nga deputetët e një parlamenti orientimet e së cilës supozohet të jenë të orientuara kah bota e lirë, demokratike dhe perëndimore, ka implikime dhe shtrirje edhe më të madhe.

“Por jo vetëm këta. E njëjta mendësi konservatore e shpërfaqur lakuriq dje është ajo që ushtron dhunën ndaj grave, bullizimin ndaj fëmijëve, racizmin ndaj komunitetit rom, atij ashkali dhe komunitetit egjiptas, përjashtimin e komuniteteve tjera, përçmimin e të varfërve, përqeshjen e personave me aftësi të kufizuar, etj”, tha Visar Ymeri.

“Të gjitha këto vijnë nga paragjykimi nacionalist, patriarkal dhe konservator”, përfundoi ai.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat