Google search engine
BallinaSkandinaviPalapeta nga dy përbërës dhe pa miell

Palapeta nga dy përbërës dhe pa miell

Jeni të fiksuar pas palapetave (krepave të hollë), të gatuar në mënyrën e duhur… thjeshtë në pak minuta? Por, kësaj radhe – pa miell.

Për tetë palapeta ju nevojiten:

 20 g djathë krem
 4 vezë
 sipas dëshirës mund t’i shtoni kanellë, kakao dhe sheqer vanilje

Përgatitja:

Përzieni vezët dhe djathin krem në blender. Nëse nuk keni blender, mund të përdorni mikserin.

Përbërja patjetër duhet të bëhet krejt e lëmuar.

Pastaj lëreni të qëndrojnë një minutë derisa vaji në tavë të nxehet.

Piqni palapetat (krepat) derisa të skuqen dhe mbushni me yndyrë apo përbërës të tjerë të cilët i preferoni.

Ju bëfshin mirë!

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat