Google search engine
BallinaSportOrigi është afër transferimit te Milan-i

Origi është afër transferimit te Milan-i

Futbollisti i Liverpool-it, Dicock Origi, është fare pranë transferimit te Milan-i.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Origi do të transferohet te kuqezinjtë si lojtar i lirë, pra transferim me parametra zero.

26 vjeçarit i përfundon kontrata në qershor me Liverpool-in dhe ai nuk do rinovojë, pasi që nuk po gjen hapësira në formacionin e trajnerit Jurgen Klopp.

Sipas asaj që raportohet në Itali, drejtuesit e klubi të Milan-it kanë pasur takime me agjentin e futbollistit në fjalë, ku thuhet se rruga drejt marrëveshjes është shumë afër.

Kuqezinjtë do t’i ofrojnë sulmuesit belg një kontratë katër-vjeçare me një pagë prej 4 milionë euro neto në sezon.

Kujtojmë që Origi është pjesë e Liverpool-it që nga vera e vitit 2014, kur u transferua nga skuadra franceze, Lille, për shumën e 13 milionë eurove.

Deri më tani, Origi ka luajtur në 171 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e klubit anglez, prej të cilave ka shënuar 40 gola.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat