Google search engine
BallinaLajmeBotëMinistri i Jashtëm turk mbërrin në Ukrainë

Ministri i Jashtëm turk mbërrin në Ukrainë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ka mbërritur në Ukrainë dhe lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Solidariteti i Turqisë mbetet i palëkundur. Jam mirënjohës për mbështetjen politike dhe humanitare, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme diplomatike të Turqisë për t’i dhënë fund luftës shkatërruese të Rusisë kundër Ukrainës,” shkroi Kuleba në profilin e tij në Twitter.

Ditën e djeshme, Çavusoglu ka vizituar Moskën si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një armëpushim me Ukrainën.

Lajmin për vizitat e tij në dy shtetet që ndodhen në luftë e ka bërë të ditur presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Në një fjalim televiziv, Erdogan tha gjithashtu se presidenti polak, Andrzej Duda, do të vizitojë Turqinë të mërkurën për bisedimet që priten të fokusohen mbi krizën në Ukrainë.

Javën e kaluar ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas u takuan në margjinat e një forumi të diplomacisë të organizuar nga Turqia, megjithëse bisedimet e tyre nuk arritën të prodhonin një përfundim kënaqshëm.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat