Google search engine
BallinaLajmeShqipëriMeta: Projekti TAP zhvillon ekonominë dhe rrit pavarësinë nga gazi rus

Meta: Projekti TAP zhvillon ekonominë dhe rrit pavarësinë nga gazi rus

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook ka përshëndetur fillimin e furnizimit me gaz natyror të Evropës Perëndimore përmes gazsjellësit TAP. Ai e ka konsideruar këtë projekt si zhvillues të ekonomisë dhe rritjes së pavarësisë së Evropës nga gazi rus.

Meta shkruan se “TAP është investimi i huaj më i rëndësishëm strategjik në Shqipëri” i cili është “fryt i bashkëpunimit të suksesshëm dhe strategjik ndërmjet Shqipërisë, partnerëve evropianë dhe SHBA-ve me Qeverinë e Azerbajxhanit”.

Kreu i shtetit shkruan se ky projekt sjell rritje të ekonomisë dhe pavarësi të kontinentit nga gazi rus.

“Përveç ndikimit të jashtëzakonshëm të këtij investimi madhor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, veçanërisht në zonat e kalimit të gazsjellësit, ky projekt rriti ndjeshëm pavarësinë e Evropës nga gazi rus”.

“Projekti TAP e përfshiu Shqipërinë në hartën e infrastrukturës energjetike strategjike evropiane, veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë sfiduese ndaj arkitekturës së sigurisë evropiane dhe euroatlantike!”, mbyll shkrimin e tij Meta.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat