Google search engine
BallinaLajmeBotëMeta kërcënon me mbylljen e Facebook’ut dhe Instagramit në Europë

Meta kërcënon me mbylljen e Facebook’ut dhe Instagramit në Europë

Meta kërcënon me mbylljen e Facebook’ut dhe Instagramit në Europë Kompania Meta, që ka në pronësi të saj platformat si Facebook dhe Instagram kërcënon me ndalimin e shërbimeve të saj në Europë nëse nuk vie deri te një kontratë e re për bartjen e të dhënave, njofton SVT.

Kreu i kësaj kompanie, Mark Zuckerberg, kërcënon që t’a lë Europën nëse nuk bëhet ashtu siç dëshiron në lidhje me se si do të përdoren të dhënat personale të përdoruesve të platformës, ka shkruar kompania në raportin vjetor të saj për inspeksionin e finanacave në Amerikë.

Sipas, Mark Zuckerberg, bartja e të dhënave personale(GDPR) në USA është me rëndësi jetike që shërbimet e kompanisë si ato të reklamave të funksionojnë, gjë që i është ndaluar me ligj nga Europa. Kompania ka potencuar se nëse nuk arrihet deri te një marrëveshje Facebook’u dhe Instagrami do të largohen nga tregu europian, përcjell Nobel Press.

© NobelPress

#Meta#Instagram#Facebook#Europa#lajme

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat