Me anë të një postimi në median sociale në Twitter, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka quajtur lajm të rremë reagimin e Rusisë, e cila ka mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.
Me anë të një video ilustruese, Ministria shkruan se pamjet flasin vetë dhe se “ky shkatërrim i ambienteve, si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet
Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, “dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!”.
Mëngjesin e sotëm, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, mohoi akuzat e bëra më 7 mars nga Ministria e Jashtme, se Rusia është përgjegjëse për bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.
Ajo tha se Forcat e Armatosura Ruse nuk kanë kryer bombardime në ndërtesën e Konsullatës.