Google search engine
BallinaLajmeKosovëMemli Krasniqi- i shqetësuar me zhvillimet e fundit në veri 

Memli Krasniqi- i shqetësuar me zhvillimet e fundit në veri 

Pas zhvillimeve në veriun e Kosovës vjen edhe reagimi i kryetarit të PDK’së Memli Krasniqit. 

Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar: 

-Zhvillimet e sotme në veri të vendit shënojnë një akt të paprecedent, jo vetëm të cenimit të sovranitetit juridik e shtetëror të Republikës së Kosovës, por edhe të cenimit të rendit publik, i cili është bazë për sigurinë e jetës së të gjithë qytetarëve të asaj zone, pa dallim, njofton Nobel Press. 

Tutje, Krasniqi, ka shkruar se është jashtëzakonisht i shqetësuar me këto zhvillime dhe në rrethana kur nuk ka një epilog të qartë rreth tyre është obligim i qeverisë që t’ua sqarojë qytetarëve se çka në të vërtetë është duke ndodhur atje.

-Prandaj, kërkoj nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, që t’ju drejtohet qytetarëve për t’i njoftuar për seriozitetin e situatës dhe për hapat që do të ndermarrin institucionet e vendit për të garantuar ruajtjen e rendit publik, jetës së qytetarëve dhe sovranitetit të vendit, ka njoftuar i pari i PDK’së.  

Sipas, Memli Krasniqit, situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe rreziku i përshkallëzimit është evident dhe kjo, sipas tij, duhet të shmanget dhe qëllimi duhet të jetë ruajtja e paqes dhe sigurisë, përcjell Nobel Press

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat