Google search engine
BallinaLajmeShqipëriMbi vuajtjen e njerëzve nuk fiton njeri në këtë kohë skandaloze, thotë...

Mbi vuajtjen e njerëzve nuk fiton njeri në këtë kohë skandaloze, thotë Rama – Do të ketë bord edhe për çmimet e ushqimeve

Në një takim me importuesit e mëdhenj të ushqimeve të shportës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se fitime marramendëse nga tregtia nuk mund të ketë askush në kurriz të konsumatorit të thjeshtë, në një kohë krize për shkak të luftës në Ukrainë, të cilën ai e ka përkufizuar si “skandaloze”.

Mbi të gjitha, kryeministri mendon se, pavarësisht se nuk është i qasjes së ndërhyrjes së shtetit në tregun privat, kohë të tilla (jonormale) kërkojnë të tjera kushte dhe dispozita të tregut.

“Tani është momenti për të harruar fitimin. Ne i dimë vështirësitë tuaja, por mendojmë se ka hapësira për ulje. Siç është çmimi i vajit për shembull apo produkteve të ngjashme”, artikuloi Rama përpara prodhuesve.

Mbi këtë premisë, ai tregoi se do të ngrihet edhe një bord i përbashkët, për vendosjen e tavaneve në çmimet e ushqimeve të shportës.

Gjithashtu, do të ketë kontrolle të vazhdueshme në markete për t’u siguruar se çmimet e konsumit nuk do të rriten.

“Ky bord i përbashkët do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të shumicës dhe pakicës”, shpjegoi Rama.

“Çmimet e ushqimeve bazë do vendosen aty dhe askush nuk do tolerohet. Kush do vendosë çmime të tjera, do humbasë prodhimin, do ia konfiskojmë. Jo me arbitraritet, por me ligj”.

Ndërsa, mbi vendosjen e çmimeve në bazë të logjikës së deritanishme, ajo pritet të kthehet pasi situata e përgjatë ose pasluftës, të normalizohet.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat