Google search engine
BallinaSportLirohet Agim Ademi

Lirohet Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është liruar nga mbajtja në paraburgim, ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Ai u arrestua gjatë mbrëmjes të së mërkurës nga Policia e Kosovës, pasi që ishte paditur për sulm fizik ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govorit.

Kryetari i FFK-së pak momente më vonë e mohoi një gjë të tillë, duke e cilësuar si shantazh ndaj imazhit të tij dhe Federatës.

Megjithatë, në orët e mbrëmshme, Ademi ishte arrestuar për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Por, pas disa orëve mbajtje në stacionin e policisë, Ademi tani është liruar në procedurë të rregullt.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat