Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, ka njoftuar se qeveria suedeze ka vendosur t’i depërtojë nga shteti tre diplomatë rusë. Sipas, Ann Linde, arsyeja e këtij vendimi është se diplomatët rusë kanë shkelur Konventën Ndërkombëtare të Vienës për ndërlidhje diplomatike, duke ushtruar kështu aktivitet në dobi të shërbimit sekret rus, FSB.
– Nuk është e lehtë të deportosh diplomatë, gjithmonë ka pasoja. Edhe ambasada jonë do të ketë pasoja. Ne duhet gjithmonë t’i masim interesat tona por nuk e përjashtojmë mundësinë e depërtimit të diplomatëve të tjerë, ka deklaruar Ann Linde në një konferencë të mbajtur për media, përcjell NobelPress.

Vendimin për largimin e diplomatëve rusë e kanë marrë edhe shtete të tjera europiane.
Ndërsa të martën erdhi një njoftim edhe nga kryeministri danez, Jeppe Kofod se Danimarka do të depërtojë 15 diplomatë rusë. Italia me arësyetimin e mbrojtjes së sigurisë kombëtare ka vendosur t’i largojë nga shteti 30 diplomatë rusë, shkruan AFP.
E të hënën një vendim të tillë morën Gjermania dhe Franca, këto dy shtete i shpallën ”persona non grata” 40 diplomatë. Me largimin e diplomatëve janë marrë edhe qeveritë e Holandës, Belgjikës dhe Irlandës, njofton TV4.