Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 33 raste të reja.
Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 126 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve janë shëruar gjithsejtë 23 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 644 persona.
Ndërkaq, 818 mijë e 890 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.
Me dozën e tretë përforcuese janë vaksinuar 98 mijë e 881 persona.
