Google search engine
BallinaBizneseKoreja e Jugut ndalon transaksionet me bankën qendrore të Rusisë

Koreja e Jugut ndalon transaksionet me bankën qendrore të Rusisë

Koreja e Jugut së fundmi ka njoftuar veprime të mëtejshme ekonomike në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Nga e marta e 8 marsit, ajo do të ndalojë transaksionet me bankën qendrore të Rusisë, pas lëvizjeve të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Të paktën kështu ka bërë me dije Ministria e Financave në vend.

Po ashtu ka njoftuar ndëshkime të reja për fondet kryesore të pasurisë sovrane ruse, Fondin Kombëtar të Pasurisë së Federatës Ruse dhe Fondin e Investimeve Direkte Ruse, si dhe Bankën Rossiya.

E gjitha për t’i shkëputur nga çdo biznes me njerëzit dhe kompanitë e Koresë së Jugut.

Masat pasojnë vendimin e javës së kaluar të Koresë së Jugut për të ndaluar transaksionet me shtatë banka të mëdha ruse dhe filialet e tyre, duke përfshirë Sberbank.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat