Inter-i po e rimendon kontratën e re për portierin slloven, Samir Handanovic. Veterani në fund të sezonit përfundon kontratën me zikaltrit dhe nuk i dihet me siguri nëse do i ofrohet një e re.
Sipas italianes “Corriere dello Sport”, zikaltrit kanë mbetur të pakënaqur nga paraqitjet e fundit të 37-vjeçarit. Ata dyshojnë te forma e gardianit të portës dhe mund ta lënë të lirë.

Klubi ka konfirmuar më herët se Andre Onana do të jetë portieri i tyre sezonin e ardhshëm. Aktualisht portier te Ajax-i, ai pritet të marrë vendin e titullarit te Inter-i.
Mirëpo, me afrimin e Onana-s, Inter-i mund të bëjë një tjetër afrim në portë nëse nuk ofrohet kontrata e re për Handanovic-in.
Slloveni ka që nga 2012 pjesë e zikaltërve. Për shumë sezone ai ka qenë ndër portierët më të mirë në Serie A. Me fanellën e Inter-it ai numëron 428 paraqitje, nga të cilat 157 herë e ka mbajtur portën të paprekur. Ndërsa ka pësuar 442 gola.