KF Ramiz Sadiku është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e këtij edicioni në Kupën e Kosovës në futboll.
Ramiz Sadiku kualifikohet në gjysmëfinale, duke mposhtur KEK-un me rezultat 2:1.
Kryeqytetasit e nisën më mirë ndeshjen, kur vetëm pas tre minutave gjetën golin e epërsisë.
Guri Hana kaloi vendasit në epërsi që në minutën e tretë të ndeshjes, i cili shfrytëzoi më së miri një harkim të bukur në zonë.
Goli i hershëm bëri që vendasit ta administrojnë lojën dhe të luanin më kujdesshëm përkundër disa rasteve që patën në pjesën e parë dy ekipet, por pasur më gola.
Pjesa e parë u mbyll me një gol të realizuar, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.
Ekipi nga Prishtina shënoi përsëri në fillim të pjesës së dytë me anë të Armend Misini në minutën e 48-të.
Ndërsa, nëntë minuta më vonë, KEK-u ngushtoi shifrat me anë të Meridian Ramadanit, por ky doli të jetë goli i fundit në ndeshje, përkundër disa rasteve të mira në vazhdim.
Kështu skuadra e Ramiz Sadikut i bashkohet në gjysmëfinale ekipeve të Superligës: Prishtinës Dritës dhe Llapit.