
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me Ambasadorin e Amerikës, Jeffrey Hovenier, Ambasadorin Nicholas Giacobbe, si dhe Kryetarin e Prishtinës Perparim Rama, kanë ndezur qirinjë pranë bustit të Sekretares Albright të premten.

Këtë nismë, ish-presidentja e Kosovës e morri për të nderuar tashmë të ndjeren Sekretaren Albright.
-Ajo mund të mos jetë fizikisht më në mesin tonë, por Kosova do ta mbajë gjallë gjithmonë veprën e saj, ka shkruar Jahjaga në rrjetin e saj social Facebook, njofton Nobel Press.
