Google search engine
BallinaLajmeInagurohet fondi “Safi” 

Inagurohet fondi “Safi” 

Për nder të aktivistes për të drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore, Safete “ Safi” Beqiri, u mbajt akademi përkujtimore në Clara Kyrkan në Stokholm të Suedisë. 

Në këtë takim u vlerësua lart figura e së ndjerës e cila kishte kontribuar në forcimin e Unionit të parë Studentor në Suedi, themelimin e KAN ( Kosovo Action Network) si dhe forcimin e barazisë gjinore në Kosovë, Shqipëri dhe Filipine. 

Ishte vet e ndjera Safete Beqiri ajo e cila pas diagnostifikimit me kancer, sëmundje nga e cila edhe ndërroj jetë, kishte kërkuar që në vend të luleve të krijohej një fond me anë të cilit do të ndihmoheshin gratë shqiptare që vuajnë nga kanceri. 

Kështu të shtunën familjarët e Safete Beqirit e çuan amanetin e së ndjerës në vend dhe inaguruan  fondin ”SAFI”.  

https://www.gofundme.com/f/in-memory-of-safi

Meqënese nga kanceri i gjirit çdo vit në Kosovë diagnostifikohen afro 1300 gra e rreth 1000 në Shqipëri, familjarët ftojnë njerëzit vullnetmirë në diasporë e kudo, ta ndihmojnë këtë fond.

Të pranishëm në këtë akademi përkujtimore ishin familjarët e veprimtares, ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë, përfaqësues të organizatave suedeze si Gratë për Gratë (Kvinna till Kvinna), bashkëveprimtarë të Safetes dhe mërgimtarë të shumtë. 

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat