Google search engine
BallinaPolitikëHodaj për Albanian Post: Aksioni ndaj policëve ryshfetxhinj do të vazhdojë

Hodaj për Albanian Post: Aksioni ndaj policëve ryshfetxhinj do të vazhdojë

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka thënë se aksioni për arrestimit e të gjithë zyrtarëve policorë të dyshuar për marrje të ryshfetit do të vazhdojë.

“Hetimet do të vazhdojnë në drejtim të vënies para drejtësisë edhe të dyshuarve për dhënie të ryshfetit. Numri i rasteve që po trajton IPK është vazhdimisht në rritje”, tha Hodaj për Albanian Post.

Kreu i IPK-së ka theksuar se për prangosjen e policëve që pranonin ryshfet, kanë ndihmuar informatat e qytetarëve.

“Operacioni që ka rezultuar me arrestimin e 50 zyrtareve, është zhvilluar pas një hetimi disa mujor me autorizim të Prokurorisë Speciale të Kosovës. IPK bashkëpunon në përgjithësi me qytetarët edhe me agjencione tjera të zbatimit të ligjit, të cilët kanë dhënë një kontrobit të çmuar në shkëmbim të informacioneve”.

Më 14 mars, 48 zyrtarë policorë janë arrestuar nga hetuesit e IPK-së, ë cilët u arrestuan nga Inspektorati Policor i Kosovës më 14 mars si të dyshuar për marrje të ryshfetit.

Albanian Post ka siguruar dosjen prej 53 faqeve të Prokurorisë Speciale për rastin e policëve.

Ndërkaq sipas kërkesë së prokurorisë drejtuar gjykatës për t’ia caktuar masën e paraburgimit të dyshuarave, thuhet se “nga hetimet ka rezultuar se fenomeni i marrjes së ryshfetit është aq i përhapur saqë le përshtypjen se pika kufitare nuk është institucion shtetëror, por një zonë private”.

Madje sipas organit të akuzës, të pandehurit kanë vepruar më shumë si “inkasant” për nevojat e tyre personale, sesa si persona zyrtarë.

“Në disa raste shumat arrijnë deri në 400 euro”.

Ndërkaq një konferencë për media Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, pati thënë se aktvendimi është marrë për gjithsej 68 persona të dyshuar për vepra penale “marrje të ryshfetit”, por disa janë në arrati pasi nuk janë shtetas të Kosovës.

Aleksandër Lumezi

“Sot janë arrestuar 50 persona ndaj të cilëve janë konfiskuar telefonat mobilë që do të na shërbejnë në procedurën penale”, tha Lumezi.

Sipas tij, “me urdhër të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale kemi angazhuar dy prokurorë për këtë rast”.

“Gjatë fazës së hetimeve kemi përdorur shumë mjete të hetimit dhe vëzhgimit të fshehtë për të siguruar prova të mjaftueshme se po kryhen vepra penale të marrjes së ryshfetit në pika doganore”.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat