Google search engine
BallinaSportGjykata e Apelit shtyn seancën për Dukën dhe zyrtarët e tjerë të...

Gjykata e Apelit shtyn seancën për Dukën dhe zyrtarët e tjerë të FSHF-së

Gjykata e Apelit ka vendosur të shtyjë seancën për Armand Dukën dhe dy zyrtarë të tjerë të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), të cilët janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë avokati mbrojtës i anëtarëve të FSHF-së, i cili ka kërkuar ndryshimin e trupit gjykues.

Seanca e re do të mbahet të premten e 18 marsit, në orën 10:00.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

“Referuar interesimit të medias për gjykimin në lidhje me masat e sigurimit ndaj zyrtarëve të FSHF, ju njoftojmë se avokati mbrojtës nuk ishte dakord me përbërjen e trupit gjykues (z. Genti Shala) dhe kërkoi kohë të paraqesë me shkrim kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit.

Për t’i dhënë mundësi mbrojtësit që të paraqesë kërkesën në formën e kërkuar nga ligji, seanca gjyqësore u shty për më datë 18.03.2022 ora 10:00”.

Kujtojmë se Duka dhe dy zyrtarët e tjerë të federatës janë pezulluar nga Gjykata e Tiranës pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat