Google search engine
BallinaShkencëDyshimet për kontaminim-Moderna tërheq nga tregu afro 800 mijë doza të vaksinës...

Dyshimet për kontaminim-Moderna tërheq nga tregu afro 800 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19

Nga: Majlinda Selimi

Kompania Amerikane, Moderna, ka kërkuar tërheqjen nga tregu të 764.900 dozave të vaksinës së saj kundër Covid-19. Ndalimi i tyre, sipas Routers, erdhi si  pasojë e kontaminimit të vaksinës me një element tjetër. Prodhuesi i vaksinës Rovi (ROVI.MC) (me të cilën Moderna ka kontratën) nënvizon që vetëm një shishe është gjetur me përmbajtjen e trupit të huaj, ndaj po bllokojnë gjithë serinë por nuk bëhet e ditur se çfarë është gjetur konkretisht, përcjell Nobel Press.

Kompania Moderna thekson gjithashtu se nuk ka pasur asnjë raportim për probleme shëndetësore nga dozat e shpërndara në Suedi, Spanjë, Poloni apo Portugali.  Vitin e kaluar autoritet Japoneze kanë ngritur dyshime, pasi që pas investigimit në disa doza u gjet përmbajtje çeliku, doza të cilat Moderna i rishikoj. 

Kujtojmë se 900 million doza të Modernes  për Covid-19 janë administruar në të gjithë botën. Ndërsa në prononcimin e saj të premten Moderna u shpreh se nuk besonte se ndotja përbënte rrezik për shishet e tjera.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat