Rusia do të marrë “masa” nëse Suedia dhe Finlanda bëhen pjesë e Aleancës Ushtarake Veri-Atlantike (NATO), ka deklaruar ish-presidenti rus Dmitriv Medvedev.
Sipas Medvedev, në një situatë të tillë kufiri i Natos med Rusinë do të dyfishohej.
-Prandaj është mëse e nevojshme t’i përforcojmë kufijtë, ka shtuar Medvedev, njofton NobelPres.
Medvedev që tani mban pozitën e zëvendëssekretarit në Këshillin e Sigurimit për Rusinë ka deklaruar të enjten se Rusia do të ndyshojë vendndodhjen e armëve bërthamore nëse Suedia dhe Finlanda bëhen pjesë e Natos dhe se të dyja këto vende do të konsideroheshin si kundërshtare të Rusisë, njofton TV4.