Google search engine
BallinaLajmeÇitaku për anëtarësimin e Kosovës në NATO: Nuk bëhet fjalë për prestigj,...

Çitaku për anëtarësimin e Kosovës në NATO: Nuk bëhet fjalë për prestigj, është jetike

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO pasi këtë ajo e konsideron, “esenciale” dhe “jetike”.

Sipas saj, hapi i hapë për të arritur anëtarësimin në NATO është Partneriteti për Paqe (PfP).

“Kosova dëshiron të anëtarësohet në NATO, jo sepse ne duam të jemi anëtare e ndonjë klubi “VIP”. Këtu nuk bëhet fjalë për prestigj. Është jetike”.

Më 16 mars, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një prononcim për media ka bërë të ditur se i ka shkruar presidentit amerikan për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO, me ç’rast ka kërkuar nga ai që anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike të shihet nga prizmi i sigurisë e jo vetëm nga kriteret politike.

Kjo për të vetmen arsye, shkaku i zhvillimeve të fundit sidomos pas invazionit rus në Ukrainë.

“Prandaj unë i kam shkruar edhe presidentit të SHBA-ve rreth kësaj çështje dhe kam komunikuar edhe me shtetet e tjera duke pas parasysh që Kosova është shteti më pro-NATO në botë dhe që anëtarësimi i të gjitha shteteve të kësaj pjese të Evropës në NATO do të nënkuptonte më shumë siguri, stabilitet dhe rrjedhimisht do të kishte më pak jo stabilitet në rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Sa i përket aplikimit për në Këshillin e Evropës, Osmani ka potencuar se është prioritet mbi prioritetet e saj e për çka janë duke punuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës rreth kësaj teme.

“Jemi duke punuar shumë afër me Ministrinë e Punëve të Jashtme e cila ka përgatitur strategjinë dhe mënyrën si shkon procedura qe fillimisht të dërgohet aplikacioni, pastaj Këshilli i Evropës të emëron të deleguar që të vijnë në Kosovë për ta vlerësuar plotësimin e kritereve në fushat e ndryshme”, tha ajo

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat