Google search engine
BallinaSportChampions League/Shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve hidhet të premten

Champions League/Shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve hidhet të premten

Champions League ka hyrë në fazën e çerekfinaleve tashmë. Janë tetë skuadra të mbetura në garë për trofeun më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Atletico Madrid, Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Real Madrid dhe Villarreal janë skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale.

Shorti që do të përcaktojë çiftet çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste do të mbahet këtë të premte të 18 marsit në Nion të Zvicrës, duke filluar nga ora 12:00.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 5-6 prill, ndërsa ato të kthimit më 12-13 prill. Gjysmëfinalet do të luhen, 26-27 prill ndeshjet e para dhe 3-4 maj ato të kthimit.

Finalja është përcaktuar të luhet të shtunën e 28 majit në “Stade de France” të Parisit. Stadium i cili priti finalet e edicionit 2000 dhe 2006, si dhe finalen e Euro 2016.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat