Google search engine
BallinaDiasporaBordi i shoqatës “Teuta” takon ambasadorët tanë në Stockholm

Bordi i shoqatës “Teuta” takon ambasadorët tanë në Stockholm

Bordi i shoqatës kulturore”Teuta” u takua këtë të premte me përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë dhe të Kosovës me seli në Stockholm. Takimet në ambasadat ishin të karakterit njohës, nëpërmjet të cilave përfaqësues të shoqatës TEUTA, shpalosën pjesë të qëllimeve dhe të programit:

  • Si ruajtja e gjuhës amtare në komunitetin shqiptar në Stockholm
  • Aktivitetet e shumëllojta për fëmijë, të rinj e të reja, gra
  • Mbështetjen profesionale për integrimin sa më të shpejtë e të plotë, etj,

Ambasadori i Shqipërisë në Stockholm, Virgjil Kule, duke vlerësuar nismën e bordit drejtues të shoqatës TEUTA, mbësheti idenë për bashkëpunim me shoqatat dhe institucionet e ndryshme suedeze, njofton NobelPress.

Ndërsa ambasadorja, Shkëndije Geci- Sherifi, vuri në dukje rëndësinë që ka fokusimi tek ruajtja e gjuhës shqipe si dhe të traditave tona më të mira. Ajo gjithashtu shtroi për diskutim edhe problematikën e mungesës së mësuesve të kualifikuar të gjuhës shqipe në Suedi, për shkak se një pjesë e madhe e gjeneratës që kanë punuar në këtë sektor, janë drejt pensionimit.

Përfaqësuesit më të lartë të shteteve shqiptare në Suedi, premtuan bashkëpunim me shoqatën TEUTA në të mirë të komunitetit.

Ndërsa, bordi i shoqatës TEUTA ka falenderuar ambasadat e të dy vendeve tona dhe mbetet me shpresë për një bashkëpunim të frytshëm, me ide dhe projekte të përbashkëta, në mënyrë që bashkëatdhetarëve tanë t’u sjellim një “copë Atdhe” dhe një atmosferë të ngrohtë këtu në kryeqytetin suedez, thuhet në kumtesën e shkruar nga drejtuesi i shoqatës ”Teuta” Arben Vata, përcjell Nobel Press.

© NobelPress

#Lajme #Kulturë #Teuta #Stockholm #Ambasadat

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat