Google search engine
BallinaRecetaBiskota pa gluten, me mollë

Biskota pa gluten, me mollë

Një filxhan çaji të ngrohtë dhe këto biskota – pushimi perfekt për t’u kënaqur!

Përbërësit:

 150 g miell i përzier, pa gluten
 60 g sheqer
 gjysmë pako sheqer vanilje
 2 vezë
 100 g margarinë
 gjysmë pako pluhur pjekje
 2 molla
 100 g arra ose bademe
 kanellë

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 200 gradë Celsius dhe vendosni në fundin dhe skajet e enës letër për pjekje.

Përzieni sheqerin dhe sheqerin vanilje me vezët dhe margarinën, tundni derisa përzierja të shkumëzohet, pastaj shtoni miellin dhe pluhurin për ëmbëlsira.

Qëroni mollët dhe pritini në copa të vogla dhe shtojini në përzierje bashkë me arra ose bajame.

Përhapni një përzierje prej përafërsisht një lugë gjelle në letër për pjekje dhe hidhni kanellë mbi përzierjen e përhapur.

Piqeni për rreth 10-15 minuta.

Ju bëfshin mirë!

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat