Google search engine
BallinaPolitikëBakoyannis pas emërimit si raportuese për Kosovën në KE: Është koha që...

Bakoyannis pas emërimit si raportuese për Kosovën në KE: Është koha që ky vend të integrohet në BE

Theodora Bakoyannis, tashmë raportuese për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se ajo do e përgatis raportin për Kosovën që të mundësohet anëtarësimi i saj në Këshill.

“Falënderoi anëtarët e këtij komiteti për besimin e dhënë është koha që rajoni dhe Kosova të integrohen në Bashkimin Evropian dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Raportuesja për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka qenë ministre e Punëve të Jashtme të Greqisë, si gruaja e parë më pozitë të lartë në Greqi dhe ka një karrierë të bujshme politike, që e bëjnë njohëse të mirë të rrethanave në Ballkan.

Ndryshe Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në takimin e mbajtur më 16 mars në Strasburg të Francës ka zgjedhur Bakoyannis raportuese për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Para saj, raportues për Kosovën në Asamblen Parlamentare të Këshillit të Evropës ka qenë deputeti i Bundestagut Gjerman, Peter Beyer.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat