Google search engine
BallinaBizneseAsnjë në histori s’ka pasur aq pasuri sa Elon Musk

Asnjë në histori s’ka pasur aq pasuri sa Elon Musk

I vetmi limit i mbetur për Elon Musk, është që ai të bëhet trilioneri i parë në botë, pasi shifrën e pasurisë së tij, nuk e ka arritur askush më parë.

Sa? 302 miliardë dollarë!

Nuk ka më as Jeff Bezos, as Bernard Arnauld e aq më pak Bill Gates. Asnjë prej tyre nuk kalon më as shifrën prej 200 miliardësh.

Kjo rritje e Musk erdhi vetëm brenda pak ditësh, ku manjati amerikan me origjinë nga Afrika e Jugut, fitoi mbi 90 miliardë dollarë. Vetëm në 24 orët e fundit, ai fitoi 10 miliardë të tjera.

Kompania e tij e automjeteve, Tesla, u rrit margjinalisht të enjten, pas investimeve të shumta në të.

Nëse do ta vendosim në perspektivë pasurinë e tanishme të Musk, ai vlen sa Finlanda, Kili apo Vietnami. Vlera e tij tërësore e tejkalon atë të Netflix dhe PayPal.

Pavarësisht faktit se renditja e revistës prestigjoze Forbes ende nuk është përditësuar, të dhënat janë krahasuar nga gjigandi mediatik amerikan CBS, i cili mbulon sektorë të tregjeve dhe ekonomisë.

Problemi i vetëm që mund t’i shkaktojë një dëm të madh Elon-it, mund të jenë taksat. Demokratët kanë ndër mend t’i taksojnë miliarderët me shuma marramendëse dhe nëse pasuria e “njeriut të qiejve” mbetet në këtë shumë, atij mund t’i duhet të paguajë 50 miliardë dollarë taksa.

Por, nëpërmjet Twitter-it, ai e ka bërë të qartë qëndrimin e tij: Ta harroni!

Aq, Musk-ut mund t’i kushtojë misioni i parë i dërgimit të njerëzve në Mars.

Ndaj, më mirë që dollarët t’i mbajë në xhep. Të paktën, për momentin!

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat