Google search engine
BallinaLajmeKosovëAGK KËRKON VEPRIM TË SHPEJTË TË ORGANEVE TË RENDIT PAS KËRCËNIMEVE NDAJ...

AGK KËRKON VEPRIM TË SHPEJTË TË ORGANEVE TË RENDIT PAS KËRCËNIMEVE NDAJ GAZETARIT DIAMANT BAJRA

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar njoftimin për kanosjen ndaj gazetarit, Diamant Bajra.

Në njoftimin drejtuar AGK-së, thuhet se Bajra ka pranuar mesazhe kërcënuese pas emisionit të tij të fundit ku kishte trajtuar qarkullimin e parave të falsifikuara.

“Pas transmetimit të emisionit “Falsifikimi që rrezikon Kosovën” në televizionin “Kanal10”, Bajra ka publikuar në profilin e tij në “TikTok” një pjesë të shkëputur nga emisioni, ku edhe ka pranuar një mesazh kërcënues nga një profil i rremë ku shkruan se – “A e menon qe tdel njk ta kerset automat edhe se din askush”. Lidhur me këtë çështje është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët tashmë ka hapur një rast hetimi të cilësuar si kanosje ndaj gazetarit”, thuhet në njoftimin e Gazetës Blic, ku Bajra është redaktor.

AGK-ja e dënon këtë sulm dhe fton organet e rendit ta trajtojnë me prioritet rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë, si dhe gazetarëve tu mundësohet ushtrimi i papenguar i profesionit, përcjell nobelpress.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat