Google search engine
BallinaLajmeA ndihmon konsumimi I sheqerit kundër depresionit? 

A ndihmon konsumimi I sheqerit kundër depresionit? 

Nga: Edona Basholli -Pepshi

Në ditën ndërkombëtare të diabetit me 14 nëntor #worlddiabetesday, që festohet që nga viti 1991, na duhet të vetëdijesohemi për efektet negative të sheqerit. Thuhet se një cop çokollad të ndihmon kundër stresit. Në procesin afatshkurtër, sheqeri rritë nivelin e serotoninës dhe dopaminës në tru, që janë dy neurotransmitor për lumturi. Por dopamina është edhe faktori kryesor për zhvillimin e varshmërisë, në atë formë që sasia e sheqerit duhet të rritet që ne të përjetojmë të njëjtin effekt lumturie. Kurse në procesin afatëgjatë, sheqeri mund të rritë rrezikun për depresion. 

Një studim shkencor në Londër ka treguar që përdorimi I përditshëm I sheqerit I dozave mbi 67 gram sheqer rritë rrezikun për 23% më shumë tek I prekuri nga depresioni. Ndërsa për krahasim; një pije Coca-Cola 0.33l përmban 35 gram sheqer.

Disa nga efektet negative të sheqerit që mund të nxisin depresionin janë:

🔷️ mbidozimi I sheqerit shkakton lodhje, humbje të energjisë dhe çrregullim të koncentrimit.

🔷️ mbidozimi I sheqerit mund të reduktojë formimin e proteinave në organizëm të cilat janë të domosdoshme për rigjenerim të qelizave. Dhe 

🔷️ mbidozimi I sheqerit mund t’i rrisë parametrat e inflamacionit.

Një mënyrë jetese e shëndetshme me ushtrime fizike, ecje deri në 60 min në natyrë dhe një diet të ekuilibruar mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e diabetit. Filloni sot për ndryshimet e para.

Përgaditni vakte të freskëta,

Shmanguni sa më shumë produkteve të importuara nga destinatione shumë të larta, zvogëloni miellin e bardh dhe produktet e bardha, tre vaktet të shëndetshme në ditë, dhe asnjë (snacks)

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat