Google search engine
BallinaOpinioneA mund të bëhet Arabia Saudite prodhuesi më i madh i hidrogjenit

A mund të bëhet Arabia Saudite prodhuesi më i madh i hidrogjenit

Samer Al-Atrush

Korrespondenti për Arabinë Saudite në të përditshmen Financial Times, Samer Al-Atrush, ka botuar një shkrim të hënën e 14 shkurtit, ku ngre pyetjen nëse Arabia Saudite ka kapacitetet të bëhet prodhuesi më i madh i botës me hidrogjen.

Al-Atrush hap shkrimin duke bërë me dije se në në brigjet veriperëndimore të Arabisë janë duke u zhvilluar plane për një fabrikë hidrogjeni disa miliarda dollarëshe. Kjo, ndërsa eksportuesi më i madh i naftës në botë , tenton të bëhet prodhuesi më i madh i burimit të energjisë së pastër.

Nëse fabrika e re përmbush objektivin e saj të prodhimit ditor prej 650 tonësh hidrogjen, duke mos i bërë dëm mjedisit, ajo do të bëhet prodhuesja më e madhe në botë. Ndërtimi në shkallë të gjerë i uzinës, që planifikohet të ngrihet në brigjet e Detit të Kuq, nuk ka filluar ende, por do të fillojë në vitin 2026.

Plani saudit për të dominuar prodhimin e hidrogjenit është pjesë e përpjekjes së tij për të diversifikuar ekonominë e varur nga nafta dhe gazi dhe për të krijuar vende pune.

Vitin e kaluar, 60% të buxhetit saudit kishte si burim të ardhurat nga nafta, prandaj mbretëria duhet të diversifikojë burimet e të ardhurave ndërsa kërkesa botërore për lëndë djegëse fosile po ndryshon.

Por me Rusinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mes shumë vendeve që kërkojnë gjithashtu një pjesë të tregut, skeptikët vënë në dyshim nëse uzina e Detit të Kuq do të japë gjithçka që Riadi shpreson.

Ndryshe nga nafta, i ashtuquajturi hidrogjen “i gjelbër” mund të prodhohet kudo.

Për dekada, ai është përshëndetur si alternativë ndaj lëndëve djegëse, duke parashikuar 12% të nevojave botërore për energji deri në vitin 2050. Gjithashtu, hidrogjeni mund të përdoret për të drejtuar makina, në industri, për ngrohje dhe energji elektrike.

Hidrogjeni i gjelbër, i prodhuar duke përdorur energji elektrike të rinovueshme për të ndarë ujin, është forma më miqësore me mjedisin. Brigjet veriperëndimore të Arabisë Saudite gëzojnë diell gjatë gjithë vitit dhe erëra të qëndrueshme që mund të furnizojnë panelet diellore dhe mullinjtë e erës.

Hidrogjeni blu është krijuar nga ndarja e molekulës së metanit në gazin natyror dhe kapja e karbonit, dhe Riadi ka planifikuar të ndërtojë një fushë gazi për këtë qëllim.

Arabia Saudite po tenton prodhimin e hidrogjenit blu dhe atij të gjelbër.

Fabrika e hidrogjenit të Detit të Kuq është një sipërmarrje e përbashkët e nënshkruar në vitin 2020 midis Air Products me bazë në SHBA, Saudi ACWA Power dhe kompanisë Neom.

Por shtytësi kryesor pas nismave të gjelbra të Arabisë Saudite është Fondi i Investimeve Publike (PIF), fondi i pasurisë sovrane prej 500 miliardë dollarësh i kryesuar nga princi i kurorës, Mohammed bin

Kreu i projektit të hidrogjenit në Neom, Roland Kaeppner, thotë se sipërmarrja e re saudite vjen në kohën e duhur për një botë që kërkon mënyra për të zëvendësuar lëndët djegëse.

“Nuk mund të dekarbonizosh çdo industri vetëm duke e elektrizuar atë,” tha ai.

Hidrogjeni përballet jo vetëm me sfida të mëdha të prodhimit, por është i vështirë për t’u ruajtur dhe transportuar. Gjithashtu është shumë i shtrenjtë.

“Pyetja e vërtetë është kostoja,” tha Robin Mills, shefi ekzekutiv i konsulencës Qamar Energy.

“A janë klientët të gatshëm të paguajnë një çmim premium?”

Ministri saudit i energjisë tha: “Ne jemi prodhuesi me më pak kosto kur bëhet fjalë për naftën dhe gazin. Ne jemi, gjithashtu edhe prodhuesi me kosto më të ulët kur bëhet fjalë për energjinë elektrike nga burimet e rinovueshme.”

Shumë vende të tjera gjithashtu kanë shpresa të mëdha për hidrogjenin. Rusia synon 20% të tregut të hidrogjenit deri në vitin 2030, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shpallur fabrikën e tyre të hidrogjenit dhe synimin për të kapur 25% për qind të tregut deri në vitin 2030. Omani, Maroku dhe Egjipti kanë njoftuar gjithashtu plane për të hapur uzina të prodhimit të hidrogjenit.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë fqinji dhe aleati i ngushtë i Arabisë Saudite, por dy rivalët në prodhimin e naftës janë gjithashtu në një konkurrencë në zhvillim që po shtrihet në prodhimin dhe eksportet e hidrogjenit.

Në shtator të vitit 2020, Arabia Saudite u bë vendi i parë që eksportoi amoniak – një mënyrë lehtësisht e transportueshme për ruajtjen e hidrogjenit – në Japoni. Një vit më vonë, Kompania Kombëtare e Naftës Abu Dhabi njoftoi dërgesën e saj inauguruese.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat