Google search engine
BallinaOpinioneA e dini se: Shefit tuaj nuk i lejohet t'ju kontrollojë në...

A e dini se: Shefit tuaj nuk i lejohet t’ju kontrollojë në Facebook

A i kontrollon kompania juaj njerëzit në Facebook përpara se t’i punësojë? A i shikon shefi juaj profilet e punonjësve në mediat sociale herë pas here?  Me siguri ata janë duke e shkelur ligjin. Një zyrtar i Unionit për mbrojtjen e të dhënave tregon arësyen se pse.

Kur rekrutoni punonjës të rinjë, kontrollimi i tyre në mediat sociale është sot  më shumë një rregull sesa një përjashtim. Është një mënyrë e shpejtë për të marrë një pasqyrë mjaft të mirë për një person. 

A duket se ka një rrjet social të qëndrueshëm? Çfarë bën ai/ajo në kohën e tij/ saj të lirë? A merret me sport dhe kujdeset për shëndetin e tij/saj? Apo ka pikëpamje politike të diskutueshme? 

Mund të duket e pafalshme, por skanimi i rastësishëm i njerëzve në një mënyrë tillë nuk lejohet sipas GDPR, njofton NobelPress. 

– Lejohet mbledhja e të dhënave personale normale gjatë rekrutimit të një punëkërkuesi, si letra motivuese, CV dhe referenca. 

Por normalisht nuk është e justifikuar të skanosh llogaritë e dikujt në rrjetet sociale. Sa më të ndjeshme dhe private të jenë të dhënat, aq më i fortë duhet të jetë motivi. Është e nevojshme të bëhet një analizë e duhur më parë dhe me të vërtetë të jetë në gjendje të justifikojë pse nevojiten pikërisht këto të dhëna, thotë Martin Hemberg, zyrtar për mbrojtjen e të dhënave në Unionen, me përvojë në Agjencinë për Mbrojtjen e Privatësisë, përcjell NobelPress. 

E nëse pozita juaj për të cilën aplikoni është shitës ose recepsionist, kjo në përgjithësi nuk lejohet. Në një pozicion më të lartë me përgjegjësi të madhe, një gjë e tillë edhe mund të justifikohet, ka shtuar Martin Hemberg. 

Dhe nëse arrini në përfundimin se duhet bërë një  kontroll, atëherë duhet të njoftohet gjithmonë pu ëkërkuesi paraprakisht.

– Sapo të keni regjistruar aplikacionin tuaj për punë, duhet të merrni informacione se cilat të dhëna personale janë mbledhur dhe për çfarë qëllimi.

E nëse nuk ndiheni rehat me një punëdhënës  që skanon faqen tuaj në Facebook, çfarë mund të bëni?

– Atëherë ju mund të kundërshtoni procedurën dhe të pyesni se cilat janë arsyet e se pse ata kanë bërë një veprim të tillë. Ata duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë një arsye të fortë për një veprim të tillë, ka shtuari zyrtari pranë Unionen. 

“Mendoj se ka shumë mos dijeni në lidhje me legjislacionin, në të njëjtën kohë duhet t’a dim se ligji është në fuqi që nga viti 2018. Dhe në fakt rregulla të ngjashme kanë qenë në fuqi edhe më parë, kur kishim ligjin për të dhënat personale, kështu që kjo nuk duhet të jetë lajm, ka deklaruar Heimberg, përcjell NobelPress. 

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat