Duke u shfaqur

Kërko

Opinione Politikë

Remdesivir, Donald Trump dhe Parlamenti i Kosovës

Remdesivir, Donald Trump dhe Parlamenti i Kosovës

Nga: Liron Pepshi

Remdesivir është një antiviral i krijuar në fillim kundër Virusit të Ebolas’s, ku vdekshmëria është deri ne 90%. Ky mjekim te pacientët e infektuar nga Ebola zbriti vdekshmërinë në 50%, e që prapë është tejet e lartë, kështu që Terapia Standarte është me Antitrupa MAb114 dhe REGN-EB3 (vdekshmëria nën 30%). Ky Antivirus ka treguar edhe efekte pozitive edhe në disa infeksione të tjera virusale (kryesisht Viruset e tipit RNA), ndër të tjera edhe te Coronavirus (SARS). Remdesivir sot është duke u testuar së bashku me Ritonavir/Lopinavir (Antiviral kunder AIDS), Beta-Interferon ( Imuno-Modulator, Skleroza Multiple), dhe Chloroquin/Hydroxychloroquin (Medikament kunder Malaries) si medikament i mundshëm në trajtimin e COVID-19.

Por pse suksesi i këtij medikamenti është jetikë për të parin e SHBA’ve?

Për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, suksesi i mundshëm i Remdesivir duket të jetë jetik në kontekstin ekonomik global, domeni i vetëm ku, Trump, mund të krenohej për sukses deri në fund të muajit shkurt. Remdesivir është produkt i kompanisë bioteknologjike amerikane Gilead Sciences. Së fundmi nën trysnin e Presidentit Trump produkti Remdesivir ka marrë statusin e “orphan-drug” (medikamente specifike për sëmundje të rralla) nga FDA, që lejon të përdoret kunder Coronavirusit, ka lehtësira tatimore dhe ekskluzivitet 7 vjeçar. Kriza ekonomike si pasojë e pandemisë rrezikon që në nëntor kur edhe janë zgjedhjet presidenciale në SHBA, shumë njerëz që mund t’i humbasin vendet e punës të akuzojnë Donald Trump për paaftësi dhe rrezikojnë kandidaturën e tij. Që tani vërehet mungesa e durimit me krizën ekonomike. Masat kufizuese janë të përcaktuara për 15 ditë, me shpresë siç edhe shumë herë ka deklaruar, deri në kohën a Pashkëve jeta t’i kthehet normalitetit. Me një rritje ditore prej 10000 të infektuarve vështirë që mund të realizohet ky plan.

Shtrohet pyetja, se sa me të vërtetë e preukopon problemi i mosmarrveshjes Kosovë-Serbi Presidentit Trump?

Për ata që e kanë përcjellë jetën e Donald Trump edhe para zgjedhjeve presidenciale, e dinë, që njerëzit e tillë seriozitetin e sfidave e nënvlersojnë, problemet i konsiderojnë lehtë të zgjidhshme, por për zgjidhjen e tyre nuk angazhohen vetë, atë u’a delegon personave të tjerë. Nëse ndonjëri nga të deleguarit ka vështirësi të zgjidhjes së problemit (për mosmundësi as që diskutohet), atëherë menjeherë shkarkohet nga të gjitha funksionet.

Janë pothuajse legjendare shprehjet e tij ” You’re fired”.

Pse arritja e një marrëveshje Kosovë-Serbi është jetike për karrierren e R. Grenell?

R. Grenell si i angazhuar per zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi, me kohë te kufizuar, ka si prioritet arritjen e marrëveshjes. Të arriturat e kësaj marrëveshje apo pasojat që mund të vijnë si pasoj e kësaj marrëveshje janë më pak të rëndësishme për të. Imagjinone sikur, R. Grenell, të raportojë para Presidentit Trump, gjatë kësaj vere, se nuk ka arritur një marrëveshje Serbi-Kosovë, në sytë e Donald Trump një mini-problem krahas krizës Ekonomike, raporteve të tensionuara SHBA-Kinë, konfliktet e vazhdueshme me Iranin, e shumë problemeve të tjera globale. Të dalë i suksesshëm nga marrëveshja Kosovë-Serbi për R. Grenell është jetike për karrierrën e tij politike. Fundja të mos e dëgjojë shprehjen e famshme “You’re fired” nga shefi i tij . Duke pasur parasysh këtë luftë karrieriste të R. Grenell disa deputetë te Kuvendit të Kosovës mbrëmë më krijuan përshtypjen e “kukullave te teatrit”, përmes fjalimeve sikur në oda të burrave, me motive të huazuara, pothuajse pa ide personale mbi gjendjen globale. Mendimi im bazohet vetëm në kontekstin psikologjik të motivacioneve, që nxitën këtë kaos politikë në këtë kohë të papërshtatshme, si dhe personalitetin narcistik të Donald Trump. /nobelpress.al

Show Buttons
Hide Buttons