Duke u shfaqur

Kërko

Aktualitete Lajme Rajoni dhe Bota Sociale

Rrahje e përgjakshme në një aeroplan të Rayanairit- shkak zbathja e këpucëve / Video

Një rrahje brutale ka ngjarë ndërmjet dy pasagjerëve të Rainair në një udhëtim nga Glagow, Skottlanda – Teneriffa, ka raportuar Daily Mail, njofton NobelPress. E gjitha kishte filluar pasi një pasagjere ( e dashura e njërit nga meshkujt e involvuar në sherr) kishte zbathur këpucët.

Kjo rrahje kishte përfunduar me gjakosje të dy personave, ku mbetën të lënduar rëndë të dy meshkujt.

E gjithë historia filloi kur e dashura e njërit nga pasagjerët, këmbëzbathur, kishte vizituar toaletin.

E pasagjeri tjetër, në gjendje të dehur, e kishte vënë në pikëpyetje faktin që ajo po ecte zbathur pasi ekzistonte rreziku që dikush edhe mund të i’a shkelte gishtat e këmbëve meqë ajo nuk i kishte këpucët e mbathura.

Pas këtij reagimi të personit në fjal, i dashuri i vajzës, hyn në diksutim me të. Diskutim ky që u qetësua në qiell por u ndez prap kur aeroplani ateroi në Teneriffa.

E kur fluturimi arriti destinacionin e fundit, tokën, këta të fundit u rrahën brutalisht. Ku si pasoj e kësaj rrahje të përgjakshme u lënduan rëndë të dy meshkujt e involvuar në të.

Sipas, Daily Mail, në mes sherrit me fjalë dhe rrahjes së përgjakshme të dy pasagjerët mund të kënë pirë alkool, përcjell NobelPress.

Rasti është lajmruar në polici.

Një pjesë të sherrit mund t’a shihni në videon e bashkangjitur ⬇️ ⬇️ ⬇️


Photocredit: Nyheter24.se

www.nobelpress.al

Show Buttons
Hide Buttons