Duke u shfaqur

Kërko

Aktualitete Lajme Politikë Rajoni dhe Bota

Kim Mehmeti-”anti-turqizmi dhe anti-islamizmi ballkanik, ka filluar të merr përmasat e frymëzimit global”

Pas sulmin terrorris të kryer në Zelandën e Re, ka reaguar edhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Kim Mehmeti.

Kim Mehmeti, në rrjetin social Facebook, ndër të tjera ka shkruar ”armët e mosdurimit ndërfetar i shkrepinidiotët e të gjitha feve, por ato i ‘mbushin’ me ‘municion’ ata që mbjellin urrejtje ndërfetare, ndëracore e ndëretnike” përcjell NobelPress.

Në vijim mund t’a lexoni shkrimin e plotë të shkrimtarit Mehmeti ⬇️ ⬇️ ⬇️

“49 njerëz mbetën të vdekur pas sulmeve në xhamitë e qytetit Christchurch në Zelandë të Re. Fillimisht u dyshua se ishte një sulm kundër emigrantëve, por emrat e shkruar në armët e përdorura, janë të personave që tregojnë se objektiv i sulmit ishin vetëm myslimanët. Ja pra, kjo është vazhda e ‘betejave’ mediatike kundër ‘terrorizmit islamik’, por të cilës ‘lufte’ nuk i jepet prefiksi – ‘terrorizëm i krishterë’. Dhe duhet thënë qartë: armët e mosdurimit ndërfetar i shkrepinidiotët e të gjitha feve, por ato i ‘mbushin’ me ‘municion’ ata që mbjellin urrejtje ndërfetare, ndëracore e ndëretnike. Sa për vrasësin e Zelandës së Re, mediat tona e thanë se ka dëgjuar muzikë serbe, se qëllim parësor ka shpartallimin e SHBA-ve dhe çlirimin e botës nga turqit e myslimanët! Dhe se mes emrave të shkruar në armët e përdorura nga vrasësi, ishte edhe ai i heroit tonë kombëtar, me çka mbase ka dashur ta nxitë thellimin e debatit brendashqiptarë se vallë Skënderbeu është ‘kalores i krishterimit’ apo i shqiptarisë! Andaj kujdes sepse, siç duket, anti-turqizmi dhe anti-islamizmi ballkanik, ka filluar të merr përmasat e frymëzimit global!” 

www.nobelpress.al

Show Buttons
Hide Buttons