Google search engine
BallinaLajmeShqipëri1 humbje jete dhe 93 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

1 humbje jete dhe 93 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një vdekje nga COVID-19 dhe 93 raste të reja në Shqipëri.

Javët e fundit kanë parë një rënie të rasteve dhe humbjeve të jetëve nga coronavirus-i.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 99 pacientë janë shëruar. Ndërsa, të shtruarit në spitale, janë 42, nga të cilët tetë janë në gjendje të rënduar.

Sakaq nga 1 mijë e 107 testime, kanë rezultuar 27 raste aktive në Tiranë, dhjetë në Vlorë, nëntë në Sarandë, shtatë në Gjirokastër, gjashtë në Elbasan, katër në Fier, tre në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, dy në Kurbin, Dibër, Delvinë, Kuçove, një në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh dhe Prrenjas.

Në total, janë në gjithë Shqipërinë 655 raste aktive. Vdekjet nga pandemia janë 3 mijë e 487, që prej fillimit, dy vjet më parë.

Të fundit nga rubrika
- Advertisment -
Google search engine

Më të lexuarat

Më të shikuarat