Duke u shfaqur

Kërko

Aktualitete Lajme Rajoni dhe Bota Sociale

Shkon në 47 numri i viktimave të shkaktuar nga termeti në Shqipëri

Termeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intenzitet 7 ballë ka tronditur Shqipërinë. E numri i viktimave të shkaktuara nga termeti i së martës ka arritur në 47, ka njoftuar Ministrija e Mbrojtjes Shqiptare, përcjell Nobel Press.

”Ka përfunduar zyrtarisht operacioni i kërkim – shpëtimit në Thumanë, në të cilin u gjendën trupat e pajetë të 22 personave. Operacioni në këtë zonë zgjati për rreth dy ditë.

Aktualisht në Durrës po kërkohet në 3 hotspote.

Ekipet shqiptare, kosovare, greke, italiane, rumune, franceze, izraelite, serbe dhe turke po vijojnë intensivisht në kërkim të qytetarëve të mbetur në gërmadha.

Efektivët e FA kanë ngritur në Fushë – Krujë një kamping për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të këtij qyteti, të cilët prej dy ditësh gjenden në vështirësi për shkak të tërmetit” ka njoftuar përmes një komunikate Ministrija e Mbrojtjes Shqiptare, përcjell NobelPress. 

Photocredit:Fatos Zogaj

©nobelpress.al

www.nobelpress.al

Show Buttons
Hide Buttons