Duke u shfaqur

Kërko

Aktualitete Lajme Politikë Rajoni dhe Bota

Behgjet Pacolli dhuron 1 milion Euro ndihmë Shqipërisë për zonat e prekura nga termeti

Termeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intenzitet 7 ballë ka tronditur Shqipërinë. E numri i viktimave të shkaktuara nga termeti i së martës ka arritur në 47. Ky fakt ka tronditur edhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacollin, i cili s’bashku me familjen e tij kanë vendosur të dhurojnë 1 milion Euro për zonat e prekura nga termeti, njofton NobelPress.

”Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.

Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur.

Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.

Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë” ka njoftuar Pacolli njofton Nobel Press.

Kujtojmë se ditë më parë, Behxhet Pacolli, për situatën tragjike të shkaktuar nga termeti në Shqipëri, ka ndarë nga buxheti i Kosovës 500 mijë Euro, njofton NobelPress.

Photocredit: Behxhet Pacolli /Facebook

©nobelpress.al

www.nobelpress.al

Show Buttons
Hide Buttons