Duke u shfaqur

Kërko

Intervista Lajme Shëndeti Sociale

A mundet Facebook të shpëtojë jetë?

Nga: Liron Pepshi- Psikiatër, psikoterapeut dhe këshilltar jetësor

Nëntor, 2019

Në tetor të vitit 1957 në tregun evropian u lansua një medikament i ri qetësues me emrin ,,Contergan‘‘ , me pretendimin se do të jetë i sigurtë dhe lehtë i përdorueshëm. Pesë vite më vonë, doli të jetë, një nga skandalet më të mëdha në sferen e Psikofarmakologjisë. E si pasojë e këtij medikamenti skandaloz, përgjatë pesë viteve, lindën 5000-10000 foshnja me të meta të theksuara fizike, derisa medikamenti u tërhoq nga tregu. Në qoftë se në atë botë do të ekzistonte rrjeti social Facebook apo rrjetet sociale të tjera dhe a ekziston mundësia që efekti negativ i shkaktuar nga Contargan të vërehet më heret ?

Pengesat byrokratike për kontrollin e medikamenteve

Rrugët nëpër të cilat kalojnë kompanitë farmakologjike që nga zbulimi i medikamentit deri te mbërritja në treg, si në Amerikë gjithashtu edhe në Bashkimin Europian (BE) është e mbushur me procedura të shumta, ndër të tjera edhe mbi dëshminë për sigurinë e përdorimit, efektet terapeutike, efektet e hershme dhe të vonshme anësore që i shkakton medikamenti, si dhe çmimin e shitjes. E kur të gjitha këto procedura të kenë përfunduar lejohet plasimi i medikamentit në treg. Secili medikament që gjendet në treg, sidomos medikamentet të dala së fundmi mbesin ende në vëzhgim, e në rast të shfaqjes së ndonjë efekti tjetër negativ, të panjohur më parë, medikamenti në fjalë rrezikon edhe të penalizohet dhe largohet përfundimisht nga tregu.

Edhe pse propagandat e grupimeve antipsikiatrike nuk mungojnë, siguria dhe efekti pozitiv i medikamenteve janë prioriteti më i lartë i zyrave shtetërore për lejimin e përdorimit të medikamenteve. E kjo është një ndër arësyet se pse përgjatë dekadës së fundit janë dhënë shumë pak leje, ndër të tjera Cariprazin( p.sh Ghermani Prill 2018) ose së shpejti një antidepresiv intranasal ( së shpejti do ti kushtoj një blog të veçantë ).

Pavarësisht kësaj, regjistrimi i efekteve negative të vërejtura gjatë përdorimit është një proces shumë i gjatë byrokratik. Si për shembull Gjermania, që njihet për korrektësi akoma ka probleme ( ndoshta shumë shtete të tjera kanë edhe më shumë probleme të tjera byrokratike, Kosova dhe Shqipëria, sipas informatave që unë posedoj, nuk kanë asnjë grup punues/dikaster që merret me këto probleme). Një komision i posaçëm për medikamente nga shoqata e mjekëve ( Arzneimittelkommission der deutschen Ärzteschaft AkdÄ) ka të publikuar një formular të sqaruar mirë dhe thjesht të strukturuar për raportimin e efekteve negative. Ky formular mund të dërgohet përmes emailit, postës ose faxit. Sapo të arrijë atje, një grup i mjekëve kualifikojnë ose diskualifikojnë gjithë raportimet që kanë marrë përgjatë një periudhe të caktuar. Kjo mund të marrë edhe disa javë. Pasi të kualifikohet raporti i dërguar për shqyrtim të mëtejshëm, i dërgohet një specialisti nga lëmia përkatëse për vlerësim profesional (ekspertizë). Raporti nga eksperti diskutohet dhe në fund në njëren nga mbledhjet e rregullta të komisionit mjekësor, ku shqyrtohen edhe masat e mëtejshme, siç është lajmërimi i mjekëve për kujdes ndaj përshkrimit, botimi i fletushkave të reja për medikamentin, edhe thirrja publike për tërheqje nga tregu. E gjithë kjo procedur në rastin më të mirë zgjatë disa muaj.

Paraqitja e rastit direkt në kompaninë farmaceutike nisur nga përvoja personale nuk shkurton rastin.

A munden forumet shëndetësore në internet të përshpejtojnë këtë proces?

Një grup shkencor nga Universiteti i Stanfordit i janë përgjigjur me PO kësaj pyetje në publikimin e botuar me 03.06.19 në ”JMIR Public Health and Surveillance”. Ata vlerësuan komentet e përdoruesve të internetit në lidhje me 3 medikamente nga Kimioterapia( terapi kundër tumorëve), konkretisht Erlotinib, Nivolumab und Pembrolizumab, në një periudhë të definuar nga 2005 deri në 2006. Nga rreth 7 000 000 komente, që kishin të bënin me 3 medikamentet e lartëpërmendura. Për këtë procedurë u përdor ,, DeephealthMiner’’, një program neuronal, e specializuar, që të identifikojë dhe ekstrahojë (nxjerr) tekste mbi efektet anësore në lidhje me medikamente të veçanta. Sipas këtij hulumtimi jo vetëm që rreth 90% e efekteve anësore të regjistruara në publikimet zyrtare të këtyre 3 medikamenteve u gjetën të raportuara në komente, por edhe shpeshtësia e shfaqjes së këtyre efekteve në përqindje ishte e njejtë si ajo e përshkruar në raporte zyrtare. Mirëpo e gjetura kryesore, për të cilën edhe më nxiti të shkruaj këtë blog, ishte që efektet anësore të raportuara në komentet e përdoruesve të internetit ishte mesatarisht rreth 7 muaj përpara, se ato të publikoheshin në literatura zyrtare.

Për fund…

Një identifikim i hershëm i efekteve anësore mund t’i ndihmojë shumë si pacientëvë njëashtu edhe mjekëve, që me kohë të marrin masat adekuate. Medikamentet e lartëcekura në këtë artikull edhe pse nuk janë pjesë e psikofarmakologjisë, sisteme të tilla farmakovigjilente munden shumë lehtë të përdoren edhe në sferen e psikofarakologjisë, ndoshta edhe më mirë se në drejtimet e tjera mjekësore, pasi që përdoruesit e internetit të cilët kanë përvoja me trajtime psikiatrike janë shumë më aktiv në internet se sa grupimet e tjera.

©nobelpress.al

Show Buttons
Hide Buttons